Dorëheqja nga posti i kryetarit të PDK-së – Krasniqi tregon se a ka ambicie për President?
Kryetari i dorëhequr i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se nuk ka ambicie për postin e presidentit të vendit, duke theksuar se është “i përmbushur politikisht”. Në një intervistë pas dorëheqjes, Krasniqi ka theksuar se qëllimi i tij mbetet forcimi i PDK-së dhe përgatitja e partisë për të marrë drejtimin e qeverisë…
Lajme
Kryetari i dorëhequr i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se nuk ka ambicie për postin e presidentit të vendit, duke theksuar se është “i përmbushur politikisht”.
Në një intervistë pas dorëheqjes, Krasniqi ka theksuar se qëllimi i tij mbetet forcimi i PDK-së dhe përgatitja e partisë për të marrë drejtimin e qeverisë në zgjedhjet e ardhshme, raporton lajmi.net
“Jo, nuk kam ambicie për president. Unë jam i përmbushur politikisht. Dua ta fuqizoj PDK-në. Ambicia ime ka qenë dhe është që të udhëheq qeverinë e ardhshme – jo t’ua jap qytetarëve nga 100 euro, por t’ua ndryshoj jetën për të mirë, që ata të fitojnë nga 1 mijë euro”, tha Krasniqi në Rubikon./Lajmi.net/