Krasniqi rikujton lidhjet e Vuçiqit me grupet kriminale: Keq që s’kemi politikanë që këtë e tregon në BBC
Profesori i pensionuar u Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi, ka rikujtuar dhe vënë në pah faktin se si në përgjimet e grupeve kriminale në shumicën e bisedave ishte evidentuar se me to fliste presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Lajme
Po ashtu, përveç tij, edhe djali i Vuçiqit, Andreja ishte i lidhur me disa grupe kriminale atje, shkruan lajmi.net.
Këtë rikujtim ai e ka bërë duke krahasuar me intervistën e Vjosa Osmanit në BBC ku e quajti Kosovën vend të zhytur në krim e korrupsion.
“Ama keq që nuk kemi politikanë që do t’i tregonin edhe këto fakte në BBC”, ka shkruajtur ai.
Postimi i plotë:
Në përgjimet që u janë bërë disa grupeve të kriminelëve në Serbi, në 1572 biseda gjithsej, vazhdimisht ka dalë që fliste me ta Aleksandër Vuçiqi. Edhe i biri, ka plot selfie me grupe kriminale në stadium e gjetkë. Vëllau i presidentit serb, Andreja, ka qenë i lidhur poashtu direkt me disa grupe kriminale. Ama keq që nuk kemi politikanë që do t’i tregonin edhe këto fakte në BBC. /Lajmi.net/