Krasniqi prezanton nesër vizionin e PDK-së për fuqizimin e gruas në vendimmarrje: Bashkë! 50/50

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës. Në këtë Konventë Programore, Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, do të shpalos programin dhe vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës, që në qendër do të ketë barazinë dhe fuqizimin e gruas në vendimmarrje. Motoja e kësaj konvente, “Bashkë!50/50”, duket të…

Lajme

23/09/2022 18:32

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës.

Në këtë Konventë Programore, Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, do të shpalos programin dhe vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës, që në qendër do të ketë barazinë dhe fuqizimin e gruas në vendimmarrje.

Motoja e kësaj konvente, “Bashkë!50/50”, duket të jetë synimi i ri i kësaj partie, për të rritur numrin e grave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes dhe strukturave. /Lajmi.net/