Krasniqi pret në zyrë shefin e BE-së: I tregova se PDK është e përkushtuar për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në zyret e partisë shefin e ri të BE-së në Kosovë, Aivo Orav me të cilin ka folur për integrimin euroatlantik të Kosovës, si prioritet. Krasniqi ka thënë se ardhja e ambasadorit Orav në Kosovë, i cili ka një përvojë mbi 30 vjeçare në diplomacinë…

Lajme

10/09/2024 14:46

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në zyret e partisë shefin e ri të BE-së në Kosovë, Aivo Orav me të cilin ka folur për integrimin euroatlantik të Kosovës, si prioritet.

Krasniqi ka thënë se ardhja e ambasadorit Orav në Kosovë, i cili ka një përvojë mbi 30 vjeçare në diplomacinë evropiane, e posaçërisht atë të Ballkanit, është lajm i mirë për vendin, shkruan lajmi.net

Tutje shprehet se shefit të BE-së ia ka konfirmuar përkushtimin e plotë të Partisë Demokratike të Kosovës për të kontribuar në thellimin e raporteve tona diplomatike dhe politike, të cilat garantojnë rrugëtimin e sigurt të Kosovës drejt BE-së.

Postimi i plotë:

Sot, në selinë e PDK-së, kisha kënaqësinë ta mirëpres shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.

Pa dyshim, ardhja e ambasadorit Orav në Kosovë, i cili ka një përvojë mbi 30 vjeçare në diplomacinë evropiane, e posaçërisht atë të Ballkanit, është lajm i mirë për vendin tonë.

Bashkë diskutuam dhe ndamë pikëpamjet tona për çështje të interesit të përbashkët, në funksion të avancimin e proceseve integruese të Kosovës. Për shtetin tonë integrimi euro-atlantik mbetet prioritet i pazëvendësueshëm.

Ambasadorit Orav ia konfirmova përkushtimin e plotë të Partisë Demokratike të Kosovës për të kontribuar në thellimin e raporteve tona diplomatike dhe politike, të cilat garantojnë rrugëtimin e sigurt të Kosovës drejt BE-së./Lajmi.net/