Krasniqi pret deputetin kanadez: Kënaqësi të pres deputetin kanadez, tashmë dhëndër i Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim deputetin kanadez Kyle Seeback dhe bashkëshorten e tij Fluturën. Kyle Seeback është anëtar i Grupit të Miqësisë me Kosovën, si dhe Ministër në Hije për Tregti Ndërkombëtare. Të dy diskutuan për raportet dhe fuqizimin mes dy vendeve. Ndërsa Krasniqi në fund i falënderoi…

Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim deputetin kanadez Kyle Seeback dhe bashkëshorten e tij Fluturën.
Kyle Seeback është anëtar i Grupit të Miqësisë me Kosovën, si dhe Ministër në Hije për Tregti Ndërkombëtare.
Të dy diskutuan për raportet dhe fuqizimin mes dy vendeve. Ndërsa Krasniqi në fund i falënderoi Kyle dhe Fluturën për vizitën.
“Në selinë e PDK-së, kisha kënaqësinë që të pres dy mysafirë të veçantë – deputetin kanadez, që tashmë është bërë edhe dhëndërr i Kosovës, Kyle Seeback, si dhe bashkëshorten e tij, Fluturën.
Me Kyle, i cili është anëtar i Grupit të Miqësisë me Kosovën, si dhe Ministër në Hije për Tregti Ndërkombëtare, diskutuam për raportet mes dy shteteve tona dhe mundësitë e fuqizimit të këtyre raporteve. Kanada në përgjithësi, e Kyle në veçanti, janë krah i rëndësishëm i mbështetjes ndaj shtetit dhe popullit tonë.
Faleminderit për vizitën, Kyle dhe Flutura!” /Lajmi.net/