Krasniqi, porosi për dëshmorët e Kumanovës

Haxhi Krasniqi e ka bërë një postim në rrjetin social, Facebook, përmes së cilit iu shpreh ngushëllime familjeve dhe uron që të burgosurit të lirohen sa më parë.

Sport

26/05/2015 13:02

Haxhi Krasniqi e ka ndier me dhimbje të thellë humbjen e trimave nga Kosova, të vrarë javë më parë në Kumanovë.

Boksieri shqiptar e ka bërë një postim në rrjetin social, Facebook, përmes së cilit iu shpreh ngushëllime familjeve dhe uron që të burgosurit të lirohen sa më parë.

Më poshtë mund ta lexoni origjinal, postimin e boksierit junikas, të cilit ia ka bashkëngjitur edhe fotografitë e dëshmorëve, përcjell Zëri.

“Për Djemët tanë që u vranë në Kumanovë ndjej dhimbje shpirtërore. Ata u flijuan për Atëdhe në vitin 2015, pasi kishin triumfuar në 3 luftra në dekaden e fundit duke i dalë gjithmonë në mbrojtje Tokave Shqiptare.

Gjithashtu shokët e tyre që gjinden në burgje dhe torturohen çdo ditë në mënyrë jo-njerzore e shtojn pikëllimin tonë.

Familjeve të Dëshmorëve dhe të të burgosurve iu shpreh rrespektin më të madhë njerzor dhe uroj që nga tani të shpërblehen nga Zoti vetëm me të mirat e kësaj Bote”, ka shkruar Krasniqi.