Krasniqi porosi Haradinajt, zgjedhjet e ardhshme në vitin 2018
Memli Krasniqi reagoi pas deklaratave të Ramush Haradinaj se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në qershor 2015. Sipas Krasniqit, humbësit e zgjedhjeve do të dëshironin të mbanin prapë zgjedhje një javë pas humbjes.
Lajme
Nënkryetari i PDK-së dhe minsitri i Bujqësisë, Memli Krasniqi reagoi përmes një postimi në Facebook pas deklaratës së kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në qershor të këtij vitri.
Ja postimi i plotë i Krasniqit:
“Humbësit e zgjedhjeve, sikur të kishin mundësi, do të mbanin prapë zgjedhje një javë pas humbjes. Helbete, për ta provuar fatin se mos po e shtojnë ndonjë votë. Por, demokracia është ndryshe!
Zgjedhjet nuk mbahen kur të duan humbësit tradicionalë, por siç parashihet me Kushtetutë e me ligje. Ata që mbajnë shpresa për zgjedhje parlamentare në qershor, ndoshta muajit ia kanë qëlluar, por jo edhe vitit! Kështu që, shihemi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2018.”