Krasniqi: Po të kishte pak moral, dikush do të duhej t’i thoshte ‘çao’ politikës

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se edhe pas shtatë vitesh bisedime me Serbinë ende nuk ka normalizim të marrëdhënieve mes dy shteteve.

Lajme

20/05/2019 23:27

Krasniqi në një postim në Facebook, ka komentuar edhe zgjedhjet e mbajtura në katër komunat në veri.

Sipas tij, zgjedhjet e djeshme (19 majit), po konsiderohen si fitore e Serbisë së Vuçiqit në Kosovë, dhe mbase këto zhvillime janë në shërbim të korrigjimit të kufijve.

Si përfundim Krasniqit ka thënë se në një situatë të tillë dikush do të duhej të jepte dorëheqje.

Shkrimi i plotë:

PO TE KISHTE PAK MORAL (…)!

Po të kishte pak moral në politikën tonë, sidomos në këto 11 vjetet e Pavarësisë, dikush do të duhej t’i thoshte Çao politikës në Kosovë.

Pse?

Gjatë gjithë kohës sa vazhduan Bisedimet me ndërmjetësimin e Brukselit, filluar në vitin 2012, disa politikanë nuk patën pushuari se deklarimi edhe nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, se së shpejti do të normalizoheshin marrëdhënieve me Serbinë. Kështu kaluan shtatë vite, normalizimi i marrëdhëniet me Serbinë nuk ndodhi, por, ajo që ndodhi është: Serbi më shumë ka në Kosovë.

Zgjedhjet që u zhvilluan dje në Kosovën Veriore, fitoj Lista e Vuçiqit. Dhe kjo po konsiderohet, si fitore e Serbisë së Vuçiqit në Kosovën Veriore. Mbase edhe këto zhvillime janë në shërbim të korrigjimit të kufijve, për të cilën gjë, sidomos vitit të fundit është folur shumë në opinion.

Gjerat që duheshin sqaruar e zgjidhur nuk po shihen në horizont. Tani të gjithë po e shohim se janë ndërlikuar skajshmërisht!

Si përfundim, në një situatë të tillë, po të kishte moral politik në jetën politike në Kosovë, dikush do të duhej të jepte dorëheqje. Po ditëve të fundit në skenën politike në Kosovë ka dal një problem tjetër? Kush duhet të jep se pari dorëheqje? “Burrat” a “burrneshat”? Kritikat janë përqendruar në një “burrneshë”. Kjo është çështja që po përfolët shumë tek ne?! E veçmas në disa debatet televizive. /Lajmi.net/