Krasniqi i pamëshirshëm në deklaratën e parë pas fitores

Haxhi Krasniqi i ka falënderuar shqiptarët pas triumfit ndaj boksierit Jurgen Doberstein.

Sport

15/07/2016 23:51

Boksieri kosovar, ka ekzaltuar tifozët pas përfundimit të meçit.

“I përshëndes të gjithë shqiptarët kudo që janë. Unë gjithmonë do të luftoj për ta. Ju dua shumë”, tha Krasniqi në gjuhën shqipe, përcjellë “Lajmi.net”.

Boksieri nga Juniku fitoi me pikë ndaj gjermanit, pas një sfide të ekuilibruar.