Krasniqi: Nisma, shpresë e re për Kosovën

Jakup Krasniqi thotë se Nisma për Kosovën, është shpresa e re për qytetarët e Kosovës për ndryshimin gjendjes në vend dhe për zhvillimin ekonomikë e të demokracisë.

Lajme

24/05/2014 16:49

Kryetari i Këshillit Drejtues të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se ky subjekt politik është shpresa e re, për vendin.

Krasniqi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shpalosur planin e këtij subjekti politik, duke thënë se Nisma për Kosovën garanton zhvillim të demokracisë, zhvillim ekonomikë , si dhe shërbime me të mira për qytetarët, në fusha të ndryshme.

“Nisma për Kosovën është Shpresa e Re në rrugëtimin e Kosovës, si në ndërtimin e shtetit të së drejtës si dhe në rrugëtimin e saj kah integrimi në NATO dhe BE. Është Shpresë për gjeneratën e re të intelektualëve dhe ekspertëve të tjerë që donë, dinë dhe mundin Kosovës t’ia sjellin ndryshimin”.

“Ekspertet e Nismës nuk jetojnë me madhështinë e se djeshmes, ndonëse nuk u mungon as ajo, por jetojnë me shpresën dhe besimin për të ndryshuar të tashmen dhe të ardhmen e qytetarëve të Kosovës”.

“Nisma për Kosovën garanton zhvillimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik të vendit dhe shfrytëzimin e burimeve njerëzore, tokësore e nëntokësore për mirëqenien e shtetasve të Kosovës”.

“Nisma për Kosovën, i garanton qytetarët se Shërbimet Publike si: Arsimin, Shëndetësinë , Policinë dhe Administratën publike do t’i depolitizojë, pasi ato janë segmente të fuqishme të shtetit që paguhen nga buxheti i shtetit që mbushet nga qytetarët. Ne këto shërbime duhet të vendosen njerëzit e dijshëm dhe kompetentë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.