Krasniqi: Nisma ende s’ka vendosur nëse do të shkojë vetë në zgjedhje apo si Bllok

Nënkryetari i partisë Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi thotë se opsioni i zgjedhjeve të jashtëzakonshme si formë për të dalë nga ngërçi politik momental, është i panevojshëm.

Lajme

05/10/2014 19:22

Kjo pasi që sipas tij ekziston shumica parlamentare e përbërë nga katër parti politike dhe se institucionet mund të krijohen nga këto parti. 

“Do të duhej të shkohet në zgjedhje nëse nuk do të ekzistonte shumica parlamentare. Nuk ka nevojë të shkohet në zgjedhje sepse ekziston shumica parlamentare dhe mendoj se zgjedhja e ngërçit është e mundshme përmes Bllokut”, ka thënë Krasniqi për “Zëri”.

Sa i përket asaj se nëse zgjedhjet mbesin alternativa e fundit për të dalë nga ky ngërç, Nisma, do të shkojë e vetme apo si Bllok, Krasniqi ka thënë se një gjë të tillë nuk e kanë diskutuar asnjëherë.

“Nuk e kemi diskutuar sepse nuk e kemi parë të nevojshme shkuarjen në zgjedhje. Por nëse një gjë e tillë ndodhë atëherë mbetet ta shqyrtojmë pasi që deri më tani nuk e kemi diskutuar”, ka thënë Jakup Krasniqi.