Krasniqi në Xërxë: Rahoveci kryeqytet i bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi së bashku me drejtorin e zyrës së USAID-it në Kosovë, James Hope si dhe kryetarin e Rahovecit Idriz Vehapi vizituan sot qendrën për grumbllumlin e pemëve dhe perimeve “Elkos Group Agrar Center ” në fshatin Xërxë të Rahovecit.

Lajme

06/08/2015 13:04

Atje u tha se kjo qendër është një shembull i mirë i zhvillimit ekonomik të vendit.

Ndërkaq, drejtori i “Elkosit” Ramiz Kelmendi premtoi se do ta zgjerojë biznesin e tij duke shtuar se tashmë ka filluar ta bëjë një gjë të tillë në vendet e rajonit.

Fjalë të mira për këtë qendër pati edhe ministri Krasniqi i cili theksoi se ajo është ndërtuar në kryeqytetin e bujqësisë e që sipas tij është Rahoveci, njofton Klan Kosova.