Krasniqi mesazh rumunëve: Kosova është e vogël, por mos e nënvlerësoni

Kombëtarja e Kosovës është një nga kundërshtarët e Rumanisë në grupin për fazën para-kualifikuese për Euro 2024 që mbahet në shtetin e Gjermanisë. Fakti që Ermal Krasniqi, një nga futbollistët më në formë të Rumanisë, nuk u përzgjodh në kombëtaren e Kosovës, flet shumë për vlerën e kombëtares me të cilën do të përballet rumunët,…

Sport

21/03/2023 20:12

Kombëtarja e Kosovës është një nga kundërshtarët e Rumanisë në grupin për fazën para-kualifikuese për Euro 2024 që mbahet në shtetin e Gjermanisë.

Fakti që Ermal Krasniqi, një nga futbollistët më në formë të Rumanisë, nuk u përzgjodh në kombëtaren e Kosovës, flet shumë për vlerën e kombëtares me të cilën do të përballet rumunët, shkruan Prosport, shkruan Lajmi.net

“Mendoj se të dyja janë ekipe cilësore, por dëshira ime është që Kosova të fitojë”, ka thënë Krasniqi në një intervistë për Prosport.

Futbollisti i CFR-së u thotë rumunëve se nuk duhet të nënvlerësohet kombëtarja e shtetit të tij vetëm sepse ka një popullsi 10 herë më të vogël se Rumania.

“Kosova është një vend i vogël, por ka shumë talente që performojnë çdo ditë në ligat më të forta në Botë dhe Evropë. Në Kosovë ka lojtarë të mirë që mund të përballojnë kampionatet në Evropë”./Lajmi.net