Krasniqi me poezi për politikën: Këta zotnit janë qartë mes veti
Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, numri dy i partisë Nisma, thotë se “Zotnit janë qartë mes veti, hije të zezë i kanë qit vendit”.
Lajme
Skena politike e Kosovës për muaj të tërë po kalon nëpër një ngërç i cili e ka bllokuar vendin. Kjo nisi si një rezultat i një blloku politik mes LDK-AAK-Nisma dhe VV, por edhe këta të fundit duket se janë në prag të prishjes. Numri dy i Nisma-s, ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e shpjegon këtë situatë me një poezi.
Poezia e plotë e Krasniqit e postuar në Facebook:
Po e them shkurt si poezi, për të dhënë një porosi!
“Këta zotnit janë qartë mes veti”,
Hije t’zezë i qitën vendit.
Pse sojzit i zgjedh mileti,
Hije te zezë i qitën shtetit!
Shteti ynë është i ri,
Don trajtuar bash si fëmijë.
Nëse jemi prindet e tij,
Jeta e fëmiut ka rëndësi,
Nëna se donë fëmiun pa Ardhmëri!