Krasniqi kujton Arbën Xhaferin: Do të kujtohet përherë për angazhimin në çështjen kombëtare
Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka kujtuar Arbën Xhaferin, duke thënë se ai do të kujtohet përherë për përkushtimin dhe angazhimin në çështjen kombëtare. Përmes një postimi në Facebook, i pari i PDK-së ka shtuar se gjithherë do të ketë mirënjohje për kontributin dhe filozofinë e faktorizimit të shqiptarëve në trojet e…

Lajme
Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka kujtuar Arbën Xhaferin, duke thënë se ai do të kujtohet përherë për përkushtimin dhe angazhimin në çështjen kombëtare.
Përmes një postimi në Facebook, i pari i PDK-së ka shtuar se gjithherë do të ketë mirënjohje për kontributin dhe filozofinë e faktorizimit të shqiptarëve në trojet e veta, shkruan lajmi.net.
Postimi i plotë:
10 vjet pa intelektualin e politikanin e shquar Arbën Xhaferi!
Ai do të kujtohet përherë për përkushtimin dhe angazhimin në çështjen kombëtare dhe kontributin e pandalshëm në kultivimin e vlerave të lirisë e demokracisë, duke ndikuar në fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon e përtej.
Me meritë, një ndër projektet më madhore infrastukturore që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, mban emrin e kolosit të kauzës shqiptare – Arbën Xhaferi.
Mirënjohje e përhershme për kontributin dhe filozofinë e faktorizimit të shqiptarëve në trojet e veta! /Lajmi.net/