Krasniqi krah Totajt: Prizreni i Shaqës është Prizreni i ëndrrave tona

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka udhëtuar drejt Prizrenit për kryetarin aktual të kësaj komune, njëherësh kandidat për një mandat tjetër, Shaqir Totajn. Përmes një fotografie të postuar në Facebook ku të dy shihen të buzëqeshur, Krasniqi thotë se Prizreni i Shaqës është Prizreni i ëndrrave tona: i gjallë, krenar dhe me vizion. “Sot, në…

Lajme

02/11/2025 16:04

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka udhëtuar drejt Prizrenit për kryetarin aktual të kësaj komune, njëherësh kandidat për një mandat tjetër, Shaqir Totajn.

Përmes një fotografie të postuar në Facebook ku të dy shihen të buzëqeshur, Krasniqi thotë se Prizreni i Shaqës është Prizreni i ëndrrave tona: i gjallë, krenar dhe me vizion.

“Sot, në Prizren, me disponim të mirë dhe në shoqërinë e kryetarit që i ka kthyer qytetit tonë historik energjinë, punën dhe vëmendjen që meriton. Është frymëzuese të shohësh projektet që po realizohen dhe ato që po vijnë, investime që do t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve të Prizrenit, por edhe do ta bëjnë kryeqytetin tonë historik edhe më tërheqës për vizitorë nga e gjithë Kosova dhe bota. Prizreni i Shaqës është Prizreni i ëndrrave tona: i gjallë, krenar dhe me vision”, ka shkruar ai.

Sipas kreut të PDK-së, sot një javë, qytetarët e Prizrenit do ta rikonfirmojnë besimin e tyre për Shaqën dhe katërvjeçarin e ardhshëm të zhvillimit e krenarisë qytetare./Lajmi.net/