Krasniqi: Jam i zhgënjyer, por nuk do ndalem

Haxhi Krasniqi ka folur menjëherë pas duelit kundër Jurgen Brahmer, duke thënë se ka mbetur mjaft i zhgënjyer, ndërsa në fund e ka uruar kundërshtarin e tij për këtë fitore, duke shtuar se nuk e ka ndërmend të ndalet derisa të shpallet kampion i botës.

Sport

22/03/2015 00:07

Haxhi Krasniqi ka thënë se është mjaft i zhgënjyer me këtë humbje, duke e uruar në fund Brahmerin e arritur në këtë finale.

Sidoqoftë, Krasniqi ka paralajmëruar të gjithëve se nuk e ka ndërmend të ndalet derisa të arrijë qëllimin e tij – të shpallet kampion i botës.

“Jam shumë i zhgënjyer. I uroj fitore kolegut tim, më duhet një qetësi që të gjejë ku kam gabuar. Unë nuk do të ndalem deri në arritjen e qëllimit tim, titullin e botës”, ka thënë Krasniqi, shkruan Bild.de.