Krasniqi i frustruar me rezultatet në PISA: Analfabetizmi qeveritar ka prekur shkollat tona

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është shprehur i frustruar me rezultatet e Kosovës në testin PISA. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se vendi ynë është radhitur më keq se në vitin 2014 e 2018, shkruan lajmi.net. “Sot u konfirmua rënia e thellë e rezultateve të nxënësve të Kosovës në testin e PISA-s…

Lajme

05/12/2023 13:33

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është shprehur i frustruar me rezultatet e Kosovës në testin PISA.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se vendi ynë është radhitur më keq se në vitin 2014 e 2018, shkruan lajmi.net.

“Sot u konfirmua rënia e thellë e rezultateve të nxënësve të Kosovës në testin e PISA-s në lexim, matematikë dhe shkencë. Kosova renditet, praktikisht, në fund të tabelës së 80 shteteve pjesëmarrëse. E dhembshme! E tmerrshme”, shkroi ai.

Sipas tij, krejt kjo është si rrjedhojë e qeverisjes.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Analfabetizmi qeveritar po prek shkollat tona – në testin PISA, Kosova më keq se më 2014 e 2018.

Sot u konfirmua rënia e thellë e rezultateve të nxënësve të Kosovës në testin e PISA-s në lexim, matematikë dhe shkencë. Kosova renditet, praktikisht, në fund të tabelës së 80 shteteve pjesëmarrëse. E dhembshme! E tmerrshme!

Në secilën fushë ka rënie drastike të pikëve, krahasuar me vitin 2014 dhe vitin 2018, kur është mbajtur për herë të fundit testi PISA.

Ne e kemi ditur, por tashmë edhe po dëshmohet, se qëllimi i kësaj Qeverie nuk ka qenë asnjëherë reforma arsimore e as përmirësimi i jetesës së qytetarëve tanë. Analfabetizimi qeveritar, fatkeqësisht, tashmë po shkatërron edhe shkollat tona!. /Lajmi.net/