Krasniqi – Haertel, këto janë pikët e gjyqtarëve

Edhe pse ishte favorit, Haxhi Robin Krasniqi është mposhtur nga Stefan Haertel në duelin e zhvilluar për titullin e kampionit evropian, në kategorinë super të mesme.

Sport

12/05/2019 08:28

Dueli ndërmjet Krasniqit dhe Haertelit ishte shtyrë nga nëntori i vitit të kaluar, sepse ky i fundit nuk ishte i gatshëm për tu përballur, për shkaqe shëndetësore.

Por Krasniqi e nisi mirë këtë meç, por në raundet në vazhdim ai nuk u tregua mjaft vigjilent, sidomos pasi edhe shpenzoi energji të shumta në fillim.

Fitoren Haertelit ia dhuruan gjyqtarët, pas meçi shkoi deri në 12 raunde.

Pikët e gjyqtarëve që ndanë drejtësinë në këtë meç ishin këtu: “117: 112, 116: 112, 115: 113”.

“Ka qenë një luftë shumë e vështirë, do të kthehem shumë shpejt”, ka deklaruar fillimisht Krasniqi, përcjell ‘lajmi.net’.

“Një e qarë në syrin tim ma pamundësoi të luftojë ashtu siç dua. Haertel ishte shumë i mirë sonte. Do të punoj shumë që të kthehem shumë shpejt”, shtoi ai./Lajmi.net/