Krasniqi flet pas humbjes, jep edhe një premtim

Haxhi Krasniqi nuk ia ka dalë ta mbrojë titullin evropian në boks në kategorinë super të mesme në EBU.

Sport

12/05/2019 07:58

Edhe pse ishte favorit, Haxhi Robin Krasniqi është mposhtur nga Stefan Hartel në duelin e zhvilluar për titullin e kampionit evropian, në kategorinë super të mesme.

Boksieri nga Juniku, zhvilloi 12 raunde kundër Hartel, dhe u mposht vetëm me vendim unanim të gjyqtarëve.

“Ka qenë një luftë shumë e vështirë, do të kthehem shumë shpejt”, ka deklaruar fillimisht Krasniqi, përcjell ‘lajmi.net’.

“Një e qarë në syrin tim ma pamundësoi të luftojë ashtu siç dua. Haertel ishte shumë i mirë sonte. Do të punoj shumë që të kthehem shumë shpejt”, shtoi ai.

Dueli ndërmjet Krasniqit dhe Härtelit ishte shtyrë nga nëntori i vitit të kaluar, sepse ky i fundit nuk ishte i gatshëm për tu përballur, për shkaqe shëndetësore./Lajmi.net/

Hax