Krasniqi flet edhe për VV-në: S’kanë mundësi të formojnë qeverinë e re – po shkojmë drejt zgjedhjeve

Kryetari i dorëhequr i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë mundësi të krijojë qeveri të re. Në konferencën për media ku Krasniqi njoftoi zyrtarisht për dorëheqjen e tij, ai tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja parlamentare, transmeton Klankosova.tv. “Sa i përket çështjes së seancës për mandatarin…

Lajme

12/11/2025 16:08

Kryetari i dorëhequr i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë mundësi të krijojë qeveri të re.

Në konferencën për media ku Krasniqi njoftoi zyrtarisht për dorëheqjen e tij, ai tha se vendi është duke shkuar drejt zgjedhjeve të reja parlamentare, transmeton Klankosova.tv.

“Sa i përket çështjes së seancës për mandatarin Konjufca, kërkesa ime ka qenë që ata të nesërmen ta ftojnë seancën sepse sikur ta kishin ftuar të nesërmen, sikur ta ftojnë nesër,  rezultati dihet, nuk ka asnjë mundësi për të krijuar qeveri të re Lëvizja Vetëvendosje, dhe rrjedhimisht ne po shkojmë drejt zgjedhjeve”, u shpreh Krasniqi.