Krasniqi: Feronikeli ekip i rrezikshëm, por besoj në fitore

Prishtina dhe Feronikeli do të ndeshen në kuadër të javës së 16-të. Dy skuadrat janë ndeshur njëherë në këtë edicion ku pati fituar Prishtina në Drenas 2:1.

Sport

03/12/2020 15:43

Prishtina renditet e 3-ta me 24 pikë të tubuara duke mos pësuar humbje në pesë ndeshjet e fundit rresht (katër fitore e një barazim), por edhe Feronikeli në tre ndeshjet e fundit nuk ka pësuar humbje (dy fitore e një barazim),megjithatë skuadra e “industrialistëve” ndodhet e 5-ta me 19 pikë të tubuara.

Prishtinës, përveç Gavazajt dhe Shillovës – të lënduar, i kanë në dispozicion të gjithë futbollistët tjerë.

“Mendoj se të gjitha ndeshjet e mbetura të stinorit vjeshtor është e rëndësishme dhe gjithsecila më e vështirë se tjetra dhe që të gjitha pretenduese për kreun e tabelës. Shpresoj që  me lojë të mirë të korrim fitore në përballjen me Feronikelin të cilët kanë ekip të mirë edhe pse nuk e kanë pasur formën optimale nga fillimi i kampionatit. Janë ekip i rrezikshëm, por ne do të mundohemi të kryejmë detyrat tona të cilat i kemi për të arritur objektivin që kemi”.

“Kam formë të mirë momentale, shpresoj të vazhdoj njëjtë, por më shumë besoj që duhet gjithsecili së pari t’i ndihmoj ekipit edhe më shumë”, ka thënë mesfushori Endrit Krasniqi i cili në tre ndeshjet e fundit ka shënuar dy gola dhe ka regjistruar një asistim.