Krasniqi e konsideron joserioze idenë për shpërbërjen e Parlamentit

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi e ka quajtur joserioze idenë se javën e ardhshme do të shpërbëhet Parlamenti, derisa ka thënë se s\'ka asnjë nismë të tillë. Po ashtu, ai ka thënë se ende s\'ka vendosur nëse do të votojë pro ose kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Lajme

20/04/2014 15:54

Krasniqi, ka deklaruar se ende s\’ka ardhur asnjë kërkesë zyrtare për shpërbërjen e Parlamentit. Ai i ka quajtur joserioze deklarimet se Parlamenti do të shpërbëhet brenda javës së ardhshme.

\”Me të thënë të drejtën nuk e kam shikuar shpërbërjen e Kuvendit dhe nuk e kam marrë shumë serioze\”, ka thënë Krasniqi, për gazetën Express.

\”Këto deklarimet s\’besoj se kanë ndonjë bazë reale sa i përket shpërbërjes se Kuvendit\”, ka shtuar ai.

Një ditë më parë, kreu i LDK-së, Isa Mustafa tha se Kuvendi do të shpërbëhet javën e ardhshme pasi të vendosë për Gjykatën Speciale dhe për vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Por, kryeparlamentari Krasniqi këto deklarata nuk i merr seriozisht duke thënë se më shumë po bëhen për efekt medial.

\”Për javën e ardhshme s\’ka asnjë kërkesë zyrtare. Do të thotë vetëm është mediatizuar se sa diçka që zyrtarisht është e iniciuar\”, ka thënë Krasniqi.

Sa i përket votimit të Gjykatës Speciale, Krasniqi ka thënë se ende s\’ka vendosur se a do ta japë apo jo vetëm pro saj.

Sipas tij, do të jetë në dorën e shumicës nëse do të votojnë pro themelimit të Gjykatës që do të merret me krimet e luftës.

\”Nuk jemi përcaktuar ende. Unë vërejtjet e mia i kam dhënë publikisht dhe në takimet e pakta që kam pasur kohëve të fundit. Megjithatë, është shumica ajo që merr vendime\”, ka shtuar ai.