Kramaric shumë afër Chelseas

Sulmuesi kroat, Andrej Kramaric shumë shpejtë pritet të zyrtarizohet dhe si lojtar i ri i skuadrës angleze, Chelsea, të drejtuar nga skuadra e Jose Mourinhos.

Sport

29/12/2014 23:13

Sulmuesi kroat, Andrej Kramaric pritet që në fund të kësaj jave të zyrtarizohet si lojtar i ri i Chelseas, gjithnjë sipas raportit të bërë nga Goal.com.

Kroati ka shkëlqyer me skuadrën e tij Rijeka gjatë këtij sezoni, pasi ka arritur të shënojë plotë 21 gola në vetëm 19 takime të luajtura.

Blutë pritet të paguajnë diku rreth 10 milionë euro për sulmuesin, i cili është i entuziazmuar me kalimin e mundshëm te Blutë e Londrës.