Kraki: Nuk futem në politikë për orë të shtrenjtë
Nezir Kraki, pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të GUXO, ka thënë se në politikë ka hyrë që të punojë për të përmirësuar jetën e të tjerëve. Ai ka treguar se nuk është futur në politikë që të ketë gjana materiale për vete. “Unë nuk futem në politik të bëhem dikush, nuk futem në…
Lajme
Nezir Kraki, pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të GUXO, ka thënë se në politikë ka hyrë që të punojë për të përmirësuar jetën e të tjerëve.
Ai ka treguar se nuk është futur në politikë që të ketë gjana materiale për vete.
“Unë nuk futem në politik të bëhem dikush, nuk futem në politikë që dikush të më dhurojë ‘sahat’ të shtrenjtë apo të më blejë kerr apo të bëjë kerr, apo të bëjë shtëpi. Nuk futem në politikë unë me u fuqizu, unë për arsye në aspektin personal, vij nga një kuadër që është shumë komod, dhe futem në një kuadër që është i paqartë për momentin për mua”, tha ai në Klankosova.
“Do të thotë rrezikoj, më pëlqen me rreziku nuk kam arsye të vlefshme me ndryshu unë në qasje. Nuk kam arsye te vlefshme t’i them filxhanit, tenxhere nëse partia më kërkon apo udhëzon që unë ta quaj tenxhere, nuk gjasa që të ndodhë ashtu, unë i kamë mendimet e ndërtuara, kur je jashtë i sheh gjerat me një ‘zoom’ tjetër, duke qenë pjesë e sistemit tash kështu, kam kontakt me halle apo gjëra që nuk kam pasë mundësi t’i shoh nga jashtë, ndoshta kjo ma kërkon një farë adaptimi të qëndrimit apo funksionimit, por linjat që i kam parimore të synojë të vërtetën, duke e ditur se angazhimi politik në versionin klasik dhe fisnik të tij është angazhim për t’i përmirësuar gjendjet e të tjerëve. Nëse më mashtrojnë nëse e shoh që po të mashtrojkan krejt, që nuk ma merr mendja, unë nuk pranoj të bëhem si ta ndoshta duhet të bëjë diçka tjetër”, ka thënë Kraki.