Krahasimi: Messi – Shaqiri
Lionel Messi dhe Xherdan Shaqiri kanë dallim të vogël mes vete sa u përket paraqitjeve të tyre për Argjentinën, përkatësisht Zvicrën, gjatë këtij Kampionati botëror në Brazil.

Sport
Lionel Messi është aktualisht një prej futbollistëve më të mirë në botë, por së paku nga paraqitjet e tij të deritashme gjatë këtij Kampionati botëror, ai nuk dallon shumë nga ylli kosovar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri.
Në statistikat zyrtare në FIFA.com, mund të nxjerrim një krahasim mes tyre dhe dallimi është mjaft i vogël. Messi ka shënuar katër gola në gjithsejtë 243 minuta lojë, ndërsa Shaqiri ka realizuar tri herë në 267 minuta sa kaloi në fushë.
Shaqiri udhëheq me goditje në portat kundërshtare, 17, për dallim nga 13 sa ka bërë Messi. Kapiteni i Argjentinës ka 118 pasime të realizuara, për dallim nga 111 nga Shaqiri.
Por, mesfushori i skuadrës helvetike ka kontribuar më shumë në aspektin defanziv pasi ka nëntë topa të rikuperuar ndërsa Messi vetëm një. Ndërsa, mesatarja e vlerësimit të Messit është 8.52 për dallim nga 8.51 e Shaqirit.