KQZ vazhdon me certifikimin
Nga nëntë subjekte që sapo janë certifikuar, gjashtë janë parti, 2 nisma dhe një koalicion i pavarur. Kanë mbetur edhe nëntë subjekte të tjera për t’i dhënë fund këtij procesi.
Lajme
Është certifikuar Lidhja Demokratike e Kosovës, Balli Kombëtar, Aleanca Kosova e Re dhe gjashtë subjekte të tjera politike.
Nga nëntë që sapo janë certifikuar, gjashtë janë parti, 2 nisma dhe një koalicion i pavarur. Kanë mbetur edhe nëntë subjekte të tjera për t’i dhënë fund këtij procesi.
KQZ ka bërë memorandum me Policinë e Kosovës, Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorinë, ku tashmë kanë emrat e keqpërdoruesve të zgjedhjeve të kaluara, të cilëve do t’u ndalohet të jenë pjesëmarrës në zgjedhjet e nëntorit.
(KosovaPress)