KQZ tregon kur do të nis numërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporës

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka treguar se kur do të nis numërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporës. Thotë se një gjë e tillë s’do të ndodh të paktën para rreth një jave.

Lajme

22/02/2021 20:28

“Besojmë që pas përmbylljes së procesit të rinumërimit të vendvotimeve që do të marrë 4 deri në 5 ditë do të mund të fillojmë me numërimin e votave me kusht që janë rreth 32 mijë zarfe dhe votave të cilat kanë ardhur nga jashtë vendit. Aktualisht ne jemi duke vazhduar me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga jashtë vendit. Pra pas përfundimit të procesit të rinumërimit besojmë që gjithçka do të jetë gati për të filluar me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta si dhe votave të ardhura nga jashtë Kosovës gjatë periudhës përmes postës nga 2 deri më datë 12 shkurt”, theksoi Elezi në RTK.