KQZ-së i duhen 6,3 milionë euro për të organizuar zgjedhjet parlamentare

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do t’i kushtojnë buxhetit të Kosovës, 6,3 milionë euro. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka të gjithë buxhetin e duhur, por shpreson se qeveria do t’i japë pjesën e munguar.

Lajme

13/05/2014 13:40

“Zgjedhjet do të kushtojnë diku tek 6 milionë e 300 mijë euro. Ne një pjesë të këtij buxheti e kemi harxhuar në fillim të këtij viti për zgjedhjet e përsëritura në Mitrovicën veriore për kryetar komune”, ka deklaruar kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

“Ne kemi kërkuar rreth 300 mijë euro ekstra shtesë sepse janë mjete që i kemi shpenzuar nga buxheti i paraparë për zgjedhjet parlamentare dhe besoj se këto na rimbursohen me një vendim të qeverisë”, ka deklaruar kryetarja e KQZ-së, raporton Top Channel.