KQZ publikon udhëzimin për votimin me postë në balotazhin e 9 nëntorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë publike udhëzimet për votimin me postë për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunave, që do të mbahet më 9 nëntor 2025. Sipas KQZ-së, qytetarët që votojnë nga jashtë vendit mund të plotësojnë fletëvotimin dhe ta dërgojnë me postë, duke u siguruar që zarfi të arrijë…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë publike udhëzimet për votimin me postë për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunave, që do të mbahet më 9 nëntor 2025.
Sipas KQZ-së, qytetarët që votojnë nga jashtë vendit mund të plotësojnë fletëvotimin dhe ta dërgojnë me postë, duke u siguruar që zarfi të arrijë në kohë. Afati i fundit për dërgimin e zarfëve është 8 nëntori 2025, transmeton lajmi.net.
Komisioni ka publikuar edhe një video udhëzuese ku shpjegohet hap pas hapi mënyra e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit me postë. Kjo masë synon të lehtësojë pjesëmarrjen në balotazh të gjithë qytetarëve jashtë vendit.
Qytetarët inkurajohen të ndjekin udhëzimet e KQZ-së për të garantuar që vota e tyre të jetë e vlefshme.
Cilat komuna janë në balotazh?
Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prishtina, Prizreni, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti janë komunat që pretendentët për kryetarë do të përballen në balotazh./lajmi.net/