KQZ miraton shtypjen e fletëvotimeve, formularët dhe përbërjen e komisioneve të 28 dhjetorit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar specifikimet teknike për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit. Mirëpo, gjatë diskutimeve, u ra dakord që ky rekomandim, të miratohet pa datat e parapara. Gjatë mbledhjes, u miratuan po ashtu formularët/format zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar specifikimet teknike për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
Mirëpo, gjatë diskutimeve, u ra dakord që ky rekomandim, të miratohet pa datat e parapara.
Gjatë mbledhjes, u miratuan po ashtu formularët/format zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Derisa u miratua edhe përbërja e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për 28 dhjetorin.