KQZ mban sot mbledhjen e radhës

Komisioni Qendror Zgjedhor do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës.

Lajme

29/10/2020 08:23

Mbledhja është paraparë të nis në ora 11:00, transmeton lajmi.net.

Pikat e rendit të ditës:

  1. Hyrje – znj. Valdete Daka, kryesuese e mbledhjes së KQZ-së:

–        Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes nr. 41/2020.

  1. Raport i Këshillave të KQZ-së:
  • Këshilli për Operacione Zgjedhore

–        Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës së Sekretariatit të KQZ-së për periudhën janar – shtator 2020.

–        Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për ndryshim në planin e punës së KQZ-së për vitin 2020 për shkak të organizimit të procesit të jashtëzakonshëm zgjedhor në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.

  • Këshilli për Informim Publik

–        Aktivitetet e Këshillit për Informim Publik.

  1. Shqyrtimi i vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me anulimin e vendimit të KQZ-së nr. 933-2020 të datës 21.10.2020;
  2. Të ndryshme;