KQZ jep afat edhe 24 orë për rregullimin e listave

Subjektet politike mund ta shfrytëzojnë edhe ditën e shtunë për të rregulluar lista e kandidatëve. Kjo i është mundësuar nga KQZ, duke i dhënë edhe 24 orë afat.

Lajme

17/05/2014 10:20

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dhënë edhe 24 orë afatë për subjektet politike, që të rregullojnë listat e kandidatëve.

Edhe pse mbrëmë në mesnatë ka skaduar afati ligjor që partitë politike të dërgojnë listat e deputeteve për certifikim në KQZ, këta të fundit kanë lëshuar dorën edhe për një ditë.

Organi i zgjedhjeve u ka dhënë edhe 24 orë afat partive për të bërë përmirësime në listat e tyre. Në garë janë 32 subjekte politike; nga to 19 parti politike, 7 nisma qytetare, 4 koalicione dhe 1 kandidat i pavarur.

(Kosova Press)