KQZ-ja tregon sa vendvotime u numëruan deri më tani

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Lajme

11/10/2019 18:01

Deri të premten në orën 16:00 janë rinumëruar 60 vendvotime nga 314 për cilat ka vendosur KQZ-ja.

Me qëllim të rritjes së transparencës, pas rinumërimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se do të publikojë në kohë sa më të shpejt formularët e rezultateve të subjekteve politike dhe të kandidatëve.

Fomularët e rinj të plotësuar pas rinumërimit dhe formularët e plotësuar në vendvotime mund t’i gjeni në këtë vegzë: http://www.kqz-ks.org/lajmet/formularet-e-rezultateve-per-zgjedhjet-e-parakohshme-per-kuvendin-e-kosoves-2019/?fbclid=IwAR36vU8pHi_IKrBvD5ret1vzdpnMX0pusAVlDG8z6zk_8OpnehdqTOE9CCo

Pas përmbylljes së çdo rinumërimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me publikimin e formularëve të subjekteve politike dhe të kandidatëve. /Lajmi.net/