KQZ-ja sot mban mbledhje

Sot në ora 13:30 Këshilli Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Gjatë kësaj mbledhjeje do të shqyrtohet rekomandimi për regjistrimin e partisë politike “Srpski Narodni Pokret”, shkruan lajmi.net. Gjithashtu do të bëhet vlerësimi vjetor i punës së zëdhënësit të KQZ-së. Njoftimi i plotë për rendin e ditës: RENDI I DITËS Hyrje: z.Kreshnik…

Lajme

01/03/2024 08:47

Sot në ora 13:30 Këshilli Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës.

Gjatë kësaj mbledhjeje do të shqyrtohet rekomandimi për regjistrimin e partisë politike “Srpski Narodni Pokret”, shkruan lajmi.net.

Gjithashtu do të bëhet vlerësimi vjetor i punës së zëdhënësit të KQZ-së.

Njoftimi i plotë për rendin e ditës:

RENDI I DITËS

  1. Hyrje: z.Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve Nr. 05, 06 dhe 07/2024
  3. Aktivitetet e Zyrës:

-Rekomandimi për regjistrim të partisë politike “SRPSKI NARODNI POKRET”.

  1. Raportet e Këshillave të KQZ-së:

2.1. Këshilli për Çështje Ligjore

– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësim të anëtarit të kuvendit komunal në Prishtinë

2.2. Këshilli për Marëdhënie me Jashtë

-Shqyrtimi dhe miratimi i pjesëmarrjes së KQZ-së në punëtorinë “Mbikqyrja e Financave të Partive Politike” në Pragë, Republika Çeke.

2.3. Komiteti i Auditimit

– Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës të KA për vitin 2024”

– Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Punes i KA per vitin 2023

  1. Vlerësimi vjetor i punës së Zëdhënësit të KQZ.
  2. Të ndryshme. /Lajmi.net/