KQZ-ja shkatërron materialin zgjedhor të 8 qershorit (Video)
Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të mërkurën është bërë asgjësimi/shkatërrimi i materialit zgjedhor nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 8 qershor 2014.

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të mërkurën shkatërrimin e materialit zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që janë mbajtur më 8 qershor 2014.
Shkatërrimi i materialit zgjedhor është i paraparë me Ligjin mbi Zgjedhjet në Kosovë.
Sipas njoftimit të KQZ-së, vendimi për shkatërrimin e këtij materiali është marrë në pajtim me autorizimet e dhëna me nenin 66.5 të Ligjit nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës dhe me Vendimin e KQZ-së të datës 15.07. 2014 nr. 1609/2014 .
https://docs.google.com/file/d/0B9GG4ph1jrRQbzAtRmJFQmh3QTg/edit?pli=1
https://docs.google.com/file/d/0B9GG4ph1jrRQdEFqdWtWU3pFSUU/edit?pli=1