KQZ-ja mban mbledhje, ky është rend i ditës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mbajë gjatë ditës së sotme mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje janë paraparë shumë pika të rendit të ditës të cilat pritet të diskutohen nga ana e anëtarëve të KQZ-së. Kjo do të jetë mbledhja e 33-të për këtë vit. Theksojmë se gjatë ditës së djeshme, Komisioni Qendror Zgjedhor…

Lajme

06/12/2023 08:46

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mbajë gjatë ditës së sotme mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje janë paraparë shumë pika të rendit të ditës të cilat pritet të diskutohen nga ana e anëtarëve të KQZ-së.

Kjo do të jetë mbledhja e 33-të për këtë vit.

Theksojmë se gjatë ditës së djeshme, Komisioni Qendror Zgjedhor ka konfirmuar se ka pranuar formularë me kërkesën për shkarkimin nga funksioni të kryetarëve të katër komunave veriore me shumicë serbe.

Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ ka thënë për lajmi.net se kanë pranuar katër e-mail, tri prej të cilëve kanë pasur të bashkëngjitur formularin e plotësuar për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni.

Elezi ka shtuar se këto shkresa do të trajtohen.

Rend i ditës për sot:

2.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së KQZ Nr.31 dhe 32/2023

3.Aktivitetet e Zyrës

-Rekomandimi për regjistrim të partisë politike “Srpska Demokratija”

  1. Raportet e Këshillave të KQZ

3.1.Këshilli për Operacione Zgjedhore

  1. Njoftim lidhur me numrin e kërkesave për ndërrimin e Qendrës të Votimit;
  2. Njoftim për ndryshimin e lokacionit të Qendrës së Votimit në Besi;
  3. Njoftim me rekomandimet nga raportet, analizat dhe publikimet e KQZ-se 2023;
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i Historikut të Zgjedhjeve;
  5. Njoftim me vlerësimin paraprak të zbatimit të planit të punës së KQZ për vitin 2023 – periudha Janar – Nëntor 2023;
  6. Njoftim për draft Planin e Punës së KQZ 2024;

3.2.Këshilli për Çështje Ligjore

-Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të kuvendit komunal në Fushë Kosovë

3.3.Këshilli për Personel

– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për organizimin e punëtorisë për Rregulloret e brendëshme të KQZ./Lajmi.net/