KQZ: Deri tani kemi pranuar 137 pako të supozuara me fletvotime për Komunën e Dragashit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri tani kanë pranuar 137 pako të supozuara me fletëvotime nga diaspora.

Lajme

06/12/2021 14:16

Lajmi është konfirmuar zëdhënësi për media i KQZ-së, Valmir Elezi.“Deri këtë të hënë, KQZ ka pranuar 137 pako të supozuara me fletëvotime.

Duke u mbështetur në ligj, KQZ do të pranojë fletëvotime më së largu deri më 13 dhjetor”, ka thënë Elezi.

Në Komunën e Dragashit është duke vazhduar periudha për përsëritjen e votimit për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të kësaj komune e cila ka filluar më 29 nëntor.

Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm 1,090 votues jashtë Kosovës të komunës së Dragashit, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021.Në garë janë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bexhet Xheladini dhe Shaban Shabani nga Partia Demokratike e Kosovës.