KQZ: Deri në orën 11:00, votuan 10 për qind e qytetarëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë me dije se deri në orën 11:00, nga të dhënat e mbledhura në të gjitha vendvotimet e territorit të Kosovës, kanë votuar rreth 9.46 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Lajme

08/06/2014 13:22

KQZ në orën 12:00 mbajti konferencën e dytë lidhur me Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në këtë konferencë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, bëri të ditur se të dhënat po ndryshojnë nga momenti në moment, pasi vërehet se nëpër qendrat e votimit po shtohet numri i votuesve.