KQZ bën nesër tërheqjen e shortit për renditjen e Subjekteve Politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër bën tërheqjen e shortit për renditjen e Subjekteve Politike në fletë votim për zgjedhjet nacionale në vend.
Lajme
Në njoftimin e dërguar për media bëhet e ditur se tërheqja e shortit bëhet me fillim nga ora 11.
Duhet përkujtuar që zgjedhjet e përgjithshme mbahen me 11 qershor pas rrëzimit të Qeverisë nga Mocioni i nisur nga Nisma për Kosovën.
Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen në Kosovë më 11 qershor. Ato pasuan mocionin e mosbesimit për qeverinë, të votuar nga shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.