Kovacic: Shaqiri, futbollist me përvojë evropiane

Mesfushori i Interit, Mateo Kovacic është i lumtur me dy përforcimet më të reja të ekipit, Xherdan Shaqiri dhe Lukas Podolski.

Sport

09/01/2015 20:42

Mesfushori i Interit, Mateo Kovacic ka lavdëruar dy përforcimet më të reja të ekipit, Xherdan Shaqiri dhe Lukas Podolski.

Shaqiri erdhi tek Nerazzurrët nga Bayern Munich kurse Podolski nënshkroi nga Arsenali.

Dhe, Kovacic është i lumtur me ardhjen e tyre.

“Shaqiri dhe Podolski? Na mungonin futbollistë të krahur dhe tani presidenti na ka dhuruar dy futbollistë me përvojë ndërkombëtare: do të kemi shumë asistime dhe gola”, u shpreh ai për faqen zyrtare të Interit.