Kovac i pakënaqur me barazimin ndaj Leipzig: Duhet të bëjmë më shumë

Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac, është shprehur i pakënaqur me skuadrën e tij, pas barazimit ndaj Leipzig.

Sport

16/09/2019 10:14

Në fundjavën që kemi lënë pas, Bayern Munich luajti në udhëtim tek Leipzig, duke mos arritur të marr më shumë se një barazim 1:1.

Ky rezultat duket se nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit Niko Kovac, i cili beson se skuadra e tij duhet të bëjë më shumë me superioritetin e saj.

“Duhet të bëjmë më shumë me superioritetin tonë. Në fund, rezultati ishte zhgënjyes. Patëm më shumë mundësi, luajtëm mirë, por patëm 2 pikë më pak sesa kemi planifikuar” ka thënë Kovac, transmeton lajmi.net.

“Luajtëm një pjesë të parë sensacionale. Paraqitja më e mirë deri më tani. Pas asaj, e gjetëm vetën në telashe. Do të marrim gjërat pozitive nga loja, pasi luajtëm lojë mjaft të mirë” ishin fjalët e kroatit.

Edhe Bayern edhe Leipzig tashmë përgatiten për ndeshjet në kuadër të Ligës së Kampionëve, të cilat fillojnë këtë mesjavë. /Lajmi.net/