Kounde: S’mendoj se luajtëm keq, Reali krijon shans me 2-3 pasime, duhet të mësojmë nga humbja sot

Jules Kounde ka dhënë komentet e tij pas humbjes ndaj Real Madrid. Qendërmbrojtësi francez, Jules Kounde u kthye sot në formacion pasi mungoi nga një lëndim. Rikthimi nuk ishte i këndshëm, pasi Barca humbi derbin ndaj Real Madrid, ndonëse lojtari pati paraqitje të mirë. Sipas Kounde, Barca nuk luajti dobët, por bënë gabime në zona…

Sport

16/10/2022 18:26

Jules Kounde ka dhënë komentet e tij pas humbjes ndaj Real Madrid.

Qendërmbrojtësi francez, Jules Kounde u kthye sot në formacion pasi mungoi nga një lëndim.

Rikthimi nuk ishte i këndshëm, pasi Barca humbi derbin ndaj Real Madrid, ndonëse lojtari pati paraqitje të mirë.

Sipas Kounde, Barca nuk luajti dobët, por bënë gabime në zona kyçe. Ai ka thënë se duhet marrë mësim nga humbja e sotme.

“Jemi të zhgënjyer. S’mendoj se luajtëm keq, por në pjesën e parë, ne bëmë gabime në zona kyçe”, ka thënë Kounde, transmeton lajmi.net.

“Madridi krijojnë shanse në 2-3 pasime. Ne duhet të mësojmë nga sot. Faulli i Eric (penalltia) ishte i lehtë. Ishte moment kyç për ne sepse dukej se mund të krijonim diçka për barazimin”, shtoi lojtari.

Humbja në ‘El Clasico’ vjen pas dështimit në Champions League. Do të jetë sfidë për Xavi që të mbajë lart moralin e skuadrës. /Lajmi.net/