Koulibaly rezulton pozitiv me COVID-19
Klubi italian, Napoli ka konfirmuar se në testimin e fundit Kalidou Koulibaly ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sport
Kalidou Kulibaly është lojtari i fundit nga radhët e Napolit, i cili ka rezultuar pozitiv me COVID-19, transmeton lajmi.net.
“Lojtari është asimptomatik dhe është nënshtruar izolimit shtëpiak sipas rregullave”, u tha në deklaratën e klubit.
Koulibaly vjen si rezultimi i fundit, më parë ishte mesfushori Fabian Ruiz, i cili rezultoi pozitiv, por që tani është rikthyer në skuadër.
29 vjeçari do të jetë një mungesë e madhe për trajnerin Gennaro Gattuso, sidomos në ndeshjen kundër Juventusit, të cilën fillimisht Napoli e humbi me rezultatin 3-0 në tavolinë, por që tani pas vendimit të Lega Serie A, ndeshja do të zhvillohet./Lajmi.net./
? | Dopo i tamponi effettuati questa mattina, Kalidou Koulibaly è risultato positivo al Covid-19. Il calciatore è asintomatico e osserverà il periodo di isolamento presso il proprio domicilio. pic.twitter.com/DS0zhb38Ig
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) February 5, 2021