Koulibaly preferon PSG-në para skuadrave të Premierligës

Sipas Il Mattino, mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, më shumë do të preferonte një transferim te PSG sesa te skuadrat e Premierligës.

Sport

02/06/2020 19:26

Reprezentuesi i Senegalit ka lindur dhe është rritur në Francë, teksa ka disa prona të pasurive të patundshme në Paris, thotë gazeta italiane, përcjell lajmi.net.

Raportohet se Koulibaly nëse do të largohej nga Napoli, më shumë do të dëshironte një transferim te PSG, para skuadrave si Manchester United, Liverpool ose Tottenham.

Një largim duket akoma larg, pasi Napoli po kërkon 100 milionë euro për qendërmbrojtësin, me presidentin Aurelio De Laurentiis, që nuk bindet lehtë.

Mbrojtësi mbush 29 vjet këtë muaj, dhe është nën kontratë me Napolin deri në qershor të vitit 2023.

Ai u transferua te Napoli nga Genk për një shumë rreth 7 milionë euro në vitin 2014./Lajmi.net/