KOSTT plotëson standardet për të qenë pjesë e ENTSO-E

Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), së bashku me Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut KOSTT, Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS), Furnizuesi Publik (KESCO) dhe Zyrën e Rregullatori për Energji (ZRRE) që nga fillimi i muajit gusht 2015, kanë filluar takimet e rregullta koordinuese lidhur me themelimin e KOSTT zonë/bllok rregullues i pavarur në kuadër të Zonës Sinkrone të Evropës Kontinentale.

Lajme

16/09/2015 10:26

Këto takime kanë pasur një cak specifik që të gjitha palët e interesit, konform licencave dhe fushëveprimit që kanë të bashkërendisin aktivitetet e veta për të realizuar një balancim sa më efektiv gjatë muajve Gusht dhe Shtator 2015, meqë KOSTT i është  nënshtruar një monitorimi nga organizata e Operatorëve Evropian të Sistemit të Transmisionit të energjisë elektrike (ENTSO-E), dhe është detyruar të plotësojë standarde si dhe të bëjë balancimin e sistemit elektroenergjetik, ashtu edhe siç është paraparë me legjislacionin e Kosovës, me qëllim të plotësimit të kushteve teknike që ti mundësohet KOSTT që të njihet si zonë/bllok rregullues i pavarur, thuhet në një komunikatë të MZHE-së.

Takimet e mbajtura gjatë kësaj periudhe kanë rezultuar të suksesshme dhe KOSTT së bashku me akterët e tjerë do të vazhdoj me përkushtim operimin dhe balancimin e Sistemit të Energjisë Elektrike në përputhje të plotë me rregullat e përcaktuara nga ENTSO-E.