KOSTT: Furnizim stabil për Prishtinën – Nënstacioni Prishtina 3 bëhet funksional

Pas avarisë së ndodhur në muajin Prill 2024 të shkaktuar nga zjarri, KOSTT njofton se ka përfunduar me sukses ri-energjizimin e plotë të kapaciteteve teknike të Nënstacionit Prishtina 3, një nënstacion jetik për furnizimin me energji të qëndrueshme dhe cilësore për Kryeqytetin e Kosovës. “Ri-energjizimi i Nënstacionit Prishtina 3, e rindërtuar plotësisht nga puna intensive…

Lajme

29/12/2024 17:01

Pas avarisë së ndodhur në muajin Prill 2024 të shkaktuar nga zjarri, KOSTT njofton se ka përfunduar me sukses ri-energjizimin e plotë të kapaciteteve teknike të Nënstacionit Prishtina 3, një nënstacion jetik për furnizimin me energji të qëndrueshme dhe cilësore për Kryeqytetin e Kosovës.

“Ri-energjizimi i Nënstacionit Prishtina 3, e rindërtuar plotësisht nga puna intensive e specialistëve tanë, është një arritje që forcon rrjetin energjetik dhe siguron furnizim të pandërprerë për mijëra qytetarë dhe institucione të kryeqytetit, duke përmirësuar përditshmërinë dhe mirëqenien e tyre. Me këtë ndërhyrje, Kryeqyteti do të ketë një furnizim stabil dhe cilësor me energji elektrike”, njofton KOSTT.

KOSTT falënderon të gjitha institucionet e Qeverisë së Kosovës, reaguesit e shpejtë, Policinë e Kosovës, Agjencitë e Reagimit Emergjent dhe të tjerët, për gatishmërinë e jashtëzakonshme dhe bashkëpunimin e ofruar në tejkalimin e kësaj avarie.

“Njëkohësisht qytetarëve të ndikuar, KOSTT edhe njëherë ju kërkon mirëkuptim për çfarëdo ndërprerje të nevojshme të shkaktuar për të realizuar punimet teknike. Ky proces rritë dukshëm sigurinë e furnizimit të konsumatorëve nga Nënstacioni Prishtina 3 në prag të festave të fundvitit dhe sezonës dimërore”, njofton KOSTT.

Njoftimi i tyre i plotë: