Kosta Rika u eliminua pa asnjë humbje
Kosta Rika humbi me penallti nga Holanda dhe u eliminua në çerekfinale të Kampionatit botëror. Por, skuadra e selektorit Jorge Luis Pinto kthehet në shtëpi pa asnjë disfatë në kohën e rregullt, dhe vazhdime.

Sport
Kosta Rika u eliminua nga Kampionati botëror pas disfatës me penallti nga Holanda (4:3), në çerekfinale të garës, të shtunën.
Por, skuadra e selektorit Jorge Luis Pinto do të kthehet më vendlindje përplot me krenari sepse zhvilloi një Botëror të jashtëzakonshëm në të cilin besoni apo jo, nuk pësuan asnjë humbje në kohën e rregullt, dhe vazhdime.
Kosta Rika mposhti Uruguain 3:1, dhe Italinë 1:0, para se të barazonte pa gola me Anglinë, duke dalë e para në Grupin D. Më pas në duel me Greqinë fitoi me penallti, kurse me Holandën në 120 minuta luajti pa gola para se të dorëzohej pas penalltive.
“Gjatë këtij Kampionati botëror ne kemi bërë gjëra të bukura që shumë njerëz nuk i kanë besuar se do t’i arrijmë, gjëra të mrekullueshme”, deklaroi selektori i Kolumbisë, Jorge Luis Pinto.
“Ne luajtëm kundër superfuqive të futbollit. Ne largohemi nga gara të pamposhtur (në lojën e hapur), është e jashtëzakonshme”.u shpreh ai.