Kosovës mund t’i ndërrohet kundërshtari në Ligën e Kombeve

Kualifikimet për Kampionatin Evropian, i cili do të luhet në 12 shtete, përfundojnë të martën.

Sport

16/11/2019 15:11

Kjo nënkupton që Kosova edhe do të mësojë kundërshtarin për gjysmëfinalen për Ligën e Kombeve, në ndeshjen që luhet në muajin mars.

Kundërshtari favorit i Kosovës për muajin mars është Maqedonia e Veriut, por këta të fundit janë ende në garë për të siguruar një vend në EURO 2020 përmes kualifikimeve.

Nëse Maqedonia e Veriut arrin të sigurojë një vend përmes kualifikimeve, atëherë gjymsëfinaleve në Ligën D do t’u bashkohet Kombëtarja e Luksemburgut.

Me përfshirjen e Luksemburgut, do të ndërronin edhe çiftet gjysmëfinale për Ligën e Kombeve, shkruan lajmi.net.

Atëherë, Gjeorgjia si vendi i parë më i mirë në Ligën D, do të mirëpriste Luksemburgun në Tbilisi, ndërsa Kosova në ‘Fadil Vorri’, do të takohej me Bjellorusinë, më 26 mars.

Për të ndodhur këto, duhet patjetër Maqedonia e Veriut të sigurojë kualifikimin përmes grupit G./Lajmi.net/