Kosovës i mungojnë projektin e paratë për ndërtimin e autostradës Besi- Merdare
Derisa, Serbia ka projektuar çështjen e ndërtimit të autostradës Nish- Merdare, Kosova ende nuk e ka bërë projektin dhe nuk e kanë idenë sa mund të kushtojë ndërtimi i pjesës së autostradës së mbetur nga Besia deri Merdare. Ekziston frika se me ndërtimin e kësaj pjese të autostradës do të rritët eksporti i Serbisë në Kosovës dhe do të dëmtojë prodhimin vendor.

Lajme
Kryeministri i Kosovës ka paralajmëruar se më 27 të këtij muaji kanë një takim me zyrtarë nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Vjenës, ku pritet të diskutohet për ndërtimet në infrastrukturë dhe energjinë. Sipas tij, në këtë takim pritet të diskutohet për ndërtimin dhe financimin e vazhdimit të autostradës Besi-Merdare-Nish.
Kryeministri Mustafa thotë se ekziston disponimi por sa do të jetë shuma, akoma nuk e kanë përfunduar projektin.
Njohës të ekonomisë vlerësojnë si të mirëseardhur vazhdimin e autostradës së kombit, mirëpo, sipas tyre në këtë rast më së shumti do të përfitoj Serbia. Po ashtu, çmimi i cili është përfol për ndërtimin e këtij segmenti, sipas ekspertëve është bukur më i ulët sesa kostoja e autostradës që është ndërtuar në Kosovë.
“Kemi përfunduar autostradën deri në Besi, mirëpo jemi tani në marrëveshje përmes projektit të infrastrukturës bazë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që pjesën nga Besia deri në kufi të financohet mundësisht me mjete të Bashkimit Evropian. Po them mundësisht sepse ekziston disponimi, por sa do të jetë shuma, akoma nuk e kemi përfunduar”, tha kryeministri Mustafa.
Ndërsa, eksperti i ekonomisë Ibrahim Rexhepi, thotë për KosovaPress se Evropa është e fokusuar të shtyjnë përpara projektet të cilat krijohen për një ndërlidhje, për një komunikim më të mirë dhe më miqësor në mes vendeve të rajonit.
“Në këtë rast më shumë përfiton Serbia për shkak se ajo nuk ka lëviz drejt realizimit të këtij projekti dhe ka pritë reagimin e Evropës në mënyrë që financimi të mos mbetet tërësisht barrë e saj”, tha Rehxepi.
Rexhepi thotë se autostrada nuk do të kishte kuptim, sikur a jo të mos lidhej me korridoret evropiane.
Nëse ajo do të mbetej vetëm në Besi apo në Mendare, është e pa kuptueshme që të jetë vetëm në funksion të qarkullimit brenda shqiptarëve.
Mirëpo sipas tij, kur kihet parasysh 1 miliardë euro që janë shpenzuar për 78 km autostradë dhe 650 milionë euro që do të shpenzohen po për kaq km autostradë, atëherë, dallimi është shumë i madh.
Megjithatë, sipas tij 1 miliardë euro për 78 km është shifër shumë e madhe duke pasur parasysh se terreni nuk ka imponuar ndonjë kosto të madhe.
Ndërsa, hulumtuesi në Institutin GAP, Berat Thaçi, thotë për KosovaPress se qëllimi këtij takimi në Samitin e Vjenës është infrastruktura me vendet fqinje në Ballkanin Perëndimor, mirëpo agjenda dhe temat e takimit përcaktohen edhe me interes të BE dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Qëllimi ko nkret i këtij Samiti është përmirësimi i infrastrukturës për lidhje apo bashkëpunim në mes shteteve, në këtë rast si projekt specifik me të cilin është angazhuar Kosova është edhe pjesa e autostradës Nish-Prishtinë-Durrës, ku një pjesë e kësaj autostrade kalon në pjesën e Kosovës. Sa i për ketë përfitimeve, së pari pjesa më e madhe e rrugës është në Serbi.”, tha Thaçi.
Ai tha se të gjitha shtetet e rajonit kanë nivel më ta lartë të prodhimit, veçanërisht Serbia.
“Përfitimin më të madh në këtë kuptim do ta kenë eksportet e shteteve prodhuese siç është Serbia. Në rastin e Kosovës prodhimi është shumë i ulët dhe përmirësimi i infrastrukturës nuk qon në ndonjë përmirësim real të gjendjes ekonomike të vendit”, tha Thaçi.
Ndryshe, për këtë projekt janë të interesuar Serbia, Shqipëria, BE dhe Kosova. Gjatësia e tërësishme e autostradës do të jetë 384 km, nga Nishi në Merdar 77 km dhe nga Merdar deri në Prishtinë 22 km. Serbia ka deklaruar se është e gatshme t’i japë 350 milionë euro për pjesën serbe të autostradës e cila do të kushtonte 600 – 650 milionë, e nga BE do të kërkojë edhe 300 milion euro. Kosova ka shpenzuar rreth 1 miliardë euro për 78 km autostradë të ndërtuar deri me tani